Shkëmbimi i pabesueshëm, ylli i Napolit tek Manchester United, CR7 dhe Broja drejt Italisë!

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 20:56 | Futboll
Shkëmbimi i pabesueshëm, ylli i Napolit tek Manchester United, CR7 dhe

Merkato i futbollit europian është i paparashikueshëm, por shkëmbimi që ka dalë në skenë orët e fundit, duket pothuajse i pabesueshëm.

Sipas disa mediave britanike dhe italiane, ndër to Tuttosport dhe The Sun, ylli i Napolit Victor Osimhen është në shënjestrën e Manchester United. Trajneri ten Haag është i dashuruar me performancën e sulmuesit  nigerian, dhe për të do të sakrifikonte edhe një emër dikur të paprekshëm si ai i Cristiano Ronaldos.

Sipas burimeve, britanikët janë gati të ofrojnë deri në 100 milionë euro për sulmuesin, së bashku me kontratën e portugezit, i cili nuk po gjen veten në rikthimin e tij të bujshëm në Manchester, dhe duket i destinuar të mbetet gjatë në stol.

CR7 ka si objektiv Botërorin e Katarit, dhe minutat në fushën e blertë janë për të domosdoshme, ashtu si edhe pjesëmarrja në Champions League. Ekipi italian i drejtuar nga Luciano Spalletti mund t’i ofrojë këtë, si dhe entuziazmin e një publiku të zjarrtë, të mësuar me yje, si ai i Diego Armando Maradonës.

Por lajmet interesante nuk mbarojnë këtu. Napoli pa Osimhen do të kishte gjithsesi nevojë për një sulmues të fuqishëm, dhe sipas burimeve të mirë informuara drejtuesit do të shpenzonin pjesë të parave për nigerianin për të blerë kuqeziun Armando Broja, që prej kohësh thuhet se ndiqet nga italianët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos