
Pjesëmarrja në kupat e Europës, që u kurorëzua me kualifikimin në grupet e Conference League i kanë siguruar Ballkanit mbi 4 milionë euro të ardhura. Kampionët e Kosovës e nisën aventurën në Champions, por pas eliminimit vijuan rrugëtimin në Conference League.
Nga ecuria perfekte drejt rezultatit historik, ku kaluan çdo tur të mundshëm, klubi nga Suhareka përfitoi plot 1 milionë e 150 mijë euro. Pjesëmarrja në fazën e grupeve i garanton Ballkanit edhe 2.9 milionë euro.
Deri më tani, ekipi i Ilir Dajës ka fituar mbi 4 milionë euro, por shifra mund të rritet bazuar në ecurinë në grupe, aty ku çdo barazim shpërblehet me 160 mijë euro, ndërsa fitoret me 500 mijë euro. (A2 Televizion)