Shkencëtarët e vrimave të zeza “rrëmbejnë” Nobelin në Fizikë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 12:59 | Teknologji
Shkencëtarët e vrimave të zeza “rrëmbejnë”

Tre shkencëtarëve iu është akorduar Çmimin Nobel në Fizikë, për vitin 2020, në lidhje me punën e tyre kërkimore për të kuptuar vrimat e zeza.

Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez, u shpallën fituesit e këtij viti përmes një konference shtypi në Stokholm. Fituesit do të ndajnë mes tyre paratë e çmimit që arrijnë rreth 1 milion euro.

David Haviland, kryetar i komitetit të çmimit të fizikës, tha se çmimi i këtij viti "feston një nga objektet më ekzotike në Univers".

Vrimat e zeza janë rajone të hapësirës ku graviteti është aq i fortë sa as drita nuk mund të shpëtojë prej tyre.

Fizikanti i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, Roger Penrose demonstroi se vrimat e zeza ishin një pasojë e pashmangshme e teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Albert Ajnshtajnit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos