Shkoi në spital me fryrje e dhimbje, i heqin tumorin 3 kilogramë e 750 gramë nga barku

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 10:43 | Lifestyle
Shkoi në spital me fryrje e dhimbje, i heqin tumorin 3 kilogramë e 750

Mjekët e një spitali në Turqi kanë hequr nga barku i një pacienteje një tumor plot 3 kilogramë e 750 gramë. Mësohet se gruaja ka shkuar në spital me dhimbje dhe fryrje të madhe të barkut, e pas vizitave përkatëse, ajo i është nënshtruar një operacioni.

Ky operacion i ka zgjatur rreth dy orë, ndërsa doktorët u çuditën kur panë tumorin në fjalë, madje nuk nguruan as ta “reklamonin” në rrjetet sociale, duke bërë një foto me masën në dorë.

Shefi i pavijonit të spitalit privat ku u krye ndërhyrja deklaroi se tumori që i kishte prekur pacientesh shumë organe në trup, iu hoq me sukses dhe gjendja shëndetësore e saj paraqitet e mirë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/07/studimi-ushqimet-e-procesuara-rrisin-shanset-qe-te-prekeni-nga-kanceri/
https://a2news.com/2023/01/14/se-shpejti-diagnostikimi-i-tumoreve-do-te-kryhet-me-nje-shikim-te-vetem/
https://a2news.com/2023/02/01/studimi-vaktet-e-gatshme-dhe-buka-e-bardhe-rrisin-rrezikun-e-vdekjes-nga-kanceri-deri-ne-30/

A2 CNN Livestream

Latest Videos