
Në shortin e sotëm të Europa League, ekipet shqiptare kanë gjetur në vazo ekipe të rrezikshme dhe që vejnë në diskutim kualifikimin e tyre.
Kukësi do të përballet me hungarezët me traditë si Debrecen, ndërkohë që Teuta gjen përballë lituanezët e Ventspils, “njohje e vjetër” e ekipeve shqiptare dhe që ka eliminuar Flamurtarin.
Në shortin e sotëm të Europa League, ekipet shqiptare kanë gjetur në vazo ekipe të rrezikshme dhe që vejnë në diskutim kualifikimin e tyre.
Laçi duket jo i favorizuar në përballjen me izraelitët e Beer Sheva, që në sezonin 2016-17 kanë eliminuar në grupet e Europa League Interin e famshëm.
Ndërkohë, po mundi ekipin modest të St. Joseph’s nga Gibraltari, Prishtina do të përballët me "gjigantët" e Glasgow Rangers. (A2 Televizion)