
As Migen Memelli nuk i ka bindur drejtuesit e Laçit, duke u shkarkuar për rezultate të dobëta, ku në 4 ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm 4 pikë.
Ndeshja e fundit që “dogji” Memellin ishte humbja në fundjavë 1-0 në Vlorë, e cila bëri që Presidenti Pashk Laska ta shkarkojë.
Gjithashtu mësohet se në krye të klubit kurbinas rikthehet trajneri Besnik Prenga, i cili drejtoi skuadrën në Europa League, ku kaloi raundin e parë.
Dy ndeshjet e fundit, një barazim dhe një humbje e çuan Laçin në vendin e pestë në renditje, ku pas 16 javëve të parë ka arritur të grumbullojë 26 pikë, 9 më pak se Partizani i vendit të parë. (A2 Televizion)