Shpërthimi i një dige në lumin Seyba në Rusi i ka marrë jetën 15 personave, 14 kanë mbetur të lënduar, ndërsa 13 të tjerë janë shpallur të humbur.
Diga shpërtheu rreth orës 06:00 të mëngjesit në rajonin Krasnoyarsk, duke përmbytur një zonë në një minierë ari. Viktimat dhe personat e humbur janë minatorë.
Mediat ruse shkruajnë se në këtë zonë është duke u zhvilluar një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, ku marrin pjesë helikopterë Mi-8 dhe Mi-26 dhe të paktën 200 persona. (A2 Televizion)