Shpërthen vullkani Stromboli në Itali, vdes ekskursionisti

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 21:21 | Bota

Dy shpërthime të fuqishme, ndër më të fortët që janë regjistruar nga krateri i vullkani Stromboli, shkaktuan zjarr dhe vdekje në ishull.

Një ekskursionist 35 vjeçar humbi jetën, paniku pushtoi banorët e zonës, shumë prej të cilëve kërkuan strehim në shtëpi ndërsa të tjerë u hodhën në det nga frika e zjarreve. Kishte dhe nga ata që u rrëzuan siç ishte rasti i ekskursionistit nga Milazzo që humbi jetën.

Sipas ekspertëve shpërthime kaq të fuqishme nga ky krater nuk janë parë ndonjëherë dhe nëse i shihje nga deti do të përngjanin me imazhet e ndonjë filmi artistik për katastrofat natyrore. Reja e trashë e hirit zaptoi një pjesë të madhe të ishullit në arkipelagun e Eolia.

Zona më e prekur nga këto shpërthime ishte ajo e Ginostra ku përveç viktimës u shënuan dhe dëme të mëdha materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos