Një shpërthim i fortë ka ndodhur gjatë natës në Vlorë.
Një fason rrobaqepësie pranë stacionit të trenit është dëmtuar me një sasi plasëse të dyshuar tritol.

Biznesi është pronë të një shtetasi egjiptian, i cili zhvillon prej kohesh biznesin dhe është i martuar me një shqiptare, që nuk njihet si person me probleme apo konflikte.
Raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë që forcat e rendit kanë filluar hetimet duke kontrolluar fillimisht kamerat e sigurisë përreth. (A2 Televizion)