
Një shpërthim goditi një turmë jashtë hyrjes së një xhamie në qendër të Kabulit të dielën, duke lënë një numër civilësh të vdekur, tha një zëdhënës i talebanëve, por pa saktësuar numrin e tyre.
Shpërthimi shënjestroi portat e Xhamisë Eidgah, ku po mbahej një shërbim funerali për nënën e zëdhënësit të talebanëve Zabihullah Muhajid, i cili më vonë shkroi në Twitter se sulmi kishte marrë jetë civile.
Raportet në mediat sociale përshkruan një shpërthim të madh dhe shërbimet e urgjencës që nxituan në vendngjarje.
Deri më tani askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për sulmin.
Që nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët në mes të gushtit, sulmet nga militantët e grupit të Shtetit Islamik kundër tyre janë shtuar. Kjo ka rritur mundësinë e një konflikti më të gjerë midis dy grupeve ekstremiste. (A2 Televizion)