Shqipëria i fal pikën Islandës, Balliu nuk mjafton

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 22:43 | Futboll
Shqipëria i fal pikën Islandës, Balliu nuk mjafton

Kombëtarja shqiptare ka arritur të marrë vetëm një barazim 1-1 në transfertë ndaj Islandës.

Kuqezinjtë e Edy Reja-s zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë, duke e mbyllur në avantazh 1-0 me një gol të realizuar nga sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi.

https://a2news.com/2022/06/06/gjimshiti-merr-pergjegjesite-per-golin-e-pesuar-duhet-te-fitonim/

Megjithatë, pjesa e dytë nisi tërësisht ndryshe. Gjimshiti gabon në largimin e topit brenda zonës, duke ia dhuruar atë kundërshtarëve, të cilët nuk e patën aspak të vështirë për të barazuar rezultatin.

Në vijim, Reja heziton të kryejë zëvendësime, edhe pse i vetmi lojtar që arrin të nxjerrë skuadrën përpara është mbrojtësi i djathtë Ivan Balliu.

https://a2news.com/2022/06/06/reja-shkuam-shume-te-porta-kundershtare-por-nuk-goditem/

Megjithatë, kjo pikë në transfertë mund të quhet një rezultat pozitivë, duke qenë se tashmë Shqipëria do të luajë 2 ndeshje në Tiranë dhe një jashtë në Izrael. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos