72 orë në terren malor, testohen në Voskopojë 2 nënreparte të NATO-s

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
26 Shkurt 2024, 13:59 | Shqipëria

Forcat e armatosura shqiptare në kuadër të përmbushjes së detyrave dhe objektivave të përcaktuara nga NATO, kanë testuar për 3 ditë regjimentin e këmbësorisë së jugut në kushte të terrenit malor. Pjesë e këtij regjimenti janë edhe dy nënreparte të gatishmërisë së NATO-s.

Regjimenti i këmbësorisë së jugut për herë të parë ka zhvilluar një stërvitje 3 ditore në një zonë malore pranë Voskopojës në qarkun e Korçës. E veçanta e kësaj stërvitje ishte fakti që ky regjiment ka në përbërje të tij edhe dy nënreparte të gatishmërisë së NATO-s, të cilët gjithashtu kanë qenë pjesë e stërvitjes.

Sipas komandantit të regjimentit të jugut në FA, Gëzim Marku, efektivët pjesëmarrës në këtë stërvitje ju përgjigjen mjaft mirë kushte të vështira atmosferike dhe malore.

Ndërsa ndërveprimi mes reparteve ishte në nivelet e kërkuara nga aleanca euroatlantike  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos