
Ministria e Mbrojtjes njofton se 10 vatra zjarri janë raportuar në vend deri në orën 14:00 të kësaj të hëne, ku 5 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje, ndërsa njëra është shuar plotësisht.
Situata më problematike paraqitet në qarkun Dibër, me vatra aktive në Vajkal, Lundre, Ballenjë dhe brezin Bershi-Kurdari-Patinë.
Forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe një helikopter i Forcës Ajrore vijojnë operacionet në terren, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka zona të banuara në rrezik.
Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve
(31 Gusht 2026 - ora 14:00)
Sipas informacionit operacional të përditësuar më 31.08.2026, ora 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.
Situata paraqitet më e angazhuar në qarkun Dibër, ku aktive mbeten vatrat në Vajkal, Lundre, Ballenjë dhe në brezin Bershi–Kurdari–Patinë.
Në Lundre, për shkak të erës dhe sipërfaqes së konsiderueshme pyjore, janë angazhuar edhe 20 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore; aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Vajkal janë angazhuar 20 forca MZSH dhe 20 efektivë të FA, ndërsa në Ballenjë zjarri vijon në një sipërfaqe pyjore brenda zonës së mbrojtur.
Në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 15 forcave zjarrfikëse, 9 forcave të AdZM dhe 20 efektivëve të FA, pa rrezik për zonat e banuara.
Në Korçë, vatra në Qafën e Lugut është nën kontroll.
Në Elbasan, zjarri në malin e Dardhës është shuar plotësisht, ndërsa në malin e Qukësit vijon mbikëqyrja.
Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar në total edhe 70 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Situata vijon të monitorohet, ndërsa sipas raportimit nuk evidentohen zona të banuara në rrezik. (A2 Televizion)