Në këmbë ose me taksi. Këto janë mundësitë e banorëve të lagjes Cfakë në Gjirokastër, të cilët nuk kanë mjete në pronësi, për të lëvizur nga lagjja e tyre drejt qendrës së qytetit për nevojat e përditshme.
Që nga muaji janar, kësaj lagjeje i mungon shërbimi urban.
Vetë banorët tregojnë vështirësitë që u sjell mungesa e këtij shërbimi.
Mungesa e transportit publik, veçanërisht në këto temperatura të larta, e bën edhe më të vështirë situatën për këta banorë.
Ndërkohë, bashkia duket e pafuqishme për të detyruar subjektin që ka fituar të drejtën për ofrimin e këtij shërbimi që të vendosë autobusin në linjë. (A2 Televizion)