All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

2024 erdhi! Mijëra qytetarë zgjedhin ta presin ndërrimin e viteve në sheshe

Nga Anesti Barjamemaj
31 Dhjetor 2023, 23:59 | Aktualitet
All - Paragraf - 1


Me spektaklin e fishekzjarrëve në qendër të Tiranës u njoftua dhe ardhja e vitit të ri për të gjithë shqiptarët. Teksa akrepat e orës shkuan përtej orës 12:00, fishekzjarrët zbardhën qiellin e Tiranës, me shpresë se viti 2024 do të jetë i mbarë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Festa e ndërrimit të viteve prej shumë qytetarëve pëlqehet që të festohet pranë familjes, por ka  nga ata që vitin e ri e presin në shesh mes miqve dhe atmosferës festive.

All - Paragraf - 3

Në këtë ditë që na bashkon të gjithëve, nuk mungojnë as urime që viti i ri të jetë më i mirë se ky lamë pas.

Festimet këtë vit u shoqëruan dhe me incidente. Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, njoftoi se dy persona kishin pësuar lëndime nga fishekzjarrët.

“Ka dy të dëmtuar nga përdorimi i lëndëve piroteknike në Tiranë një 13 vjeçar nga rruga e Dibrës dhe një nga Kamza, janë me dëmtime jo serioze, jashtë rrezikut për jetën. Në shkallë vendi s’ka asnjë raportim për të lënduar. Kemi marrë masa për të ndëshkuar çdo përdorues që përdor mjete alkoolike”, tha Tonin Vocaj – kreu i Policisë Së Tiranës.

Pas festës së zhurmshme qytetarët që kishin zgjedhur të festonin mes miqve në shesh apo lokale u larguan duke i lënë vendin qetësisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos