
Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore, duke u ndalur edhe në qytetin e Beratit së bashku me familjen.
Gjatë qëndrimit në Berat, Francken është angazhuar edhe në aktivitete sportive, mes tyre padel, duke përfituar nga ditët e pushimit për të eksploruar vendin dhe për të kaluar kohë me familjarët.
“Është bukur këtu, e mrekullueshme. Eja, luani padel këtu”, është shprehur ministri belg, duke ftuar të tjerë të provojnë këtë sport në Shqipëri.
Ndërkohë sot ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e mikpriti në Vlorë homologun e tij belg, Theo Francken, i cili po viziton Shqipërinë së bashku me familjen.

"Një takim i ngrohtë për të ndarë disa momente larg angazhimeve zyrtare, si dhe një mundësi e mirë për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin në kuadër të prioriteve të përbashkëta mes dy vendeve tona." - u shpreh Ministri Nufi përmes publikimit në rrjetet e tij sociale.
Vizita e tij vjen në kulmin e sezonit turistik, ndërsa Shqipëria vijon të tërheqë edhe figura të njohura ndërkombëtare, të cilët zgjedhin vendin për pushime dhe përvoja larg angazhimeve zyrtare.

(A2 Televizion)