Ardi Veliu do të menaxhojë Prodhimin dhe Tregtinë Shtetërore të Armëve

Nga Armand Bajrami
17 Tetor 2024, 13:51 | Aktualitet

Ardi Veliu do të menaxhojë Prodhimin dhe Tregtinë Shtetërore

Ardi Veliu, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është caktuar të menaxhojë Prodhimin dhe Tregtinë Shtetërore të Armëve.

Veliu do të jetë administrator i shoqërisë shtetërore “KAYO” me fond fillestar 3 milionë euro, për prodhim, demilitarizim dhe tregimin e armëve e municioneve, sipas OpenCorporates.al, shkruan A2.

Ardi Veliu do të menaxhojë Prodhimin dhe Tregtinë Shtetërore

Pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u vendos në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në shtator 2022, ndërsa dha dorëheqjen nga ai post në tetor 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos