Balla kërkon hapjen e dosjeve të vjetra në Durrës: Do të rihetohen 50 ngjarje të rënda kriminale

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 20:08 | Aktualitet

Balla kërkon hapjen e dosjeve të vjetra në Durrës: Do

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në analizën vjetore të policisë së Durrësit kërkoi rihetim të 50 ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në këtë qark në 30 vitet e fundit.

Ministri zbuloi gjithashtu dhe detaje të tjera se çfarë ka diskutuar me drejtuesit e policisë.

“DVP e Durrësit dhe e Kufirit janë të rëndësishme. Gjatë 2023 kemi patur rezultate të mira në parandalimin e ngjarjeve kriminale, por mos harroni se kemi patur dhe ngjarje kriminale dhe njëra është duke u hetuar dhe shpresojmë të vëmë para drejtësisë personat përgjegjës. Durrësi është kryeqendër e turizmit. Po planifikojmë që gjatë sezonit të ri turistik të kemi dhe mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm. Qarkullimi rrugor mbetet një nga sfidat tonë, shqetësimi im mbetet adresimi i shkeljeve rrugore. U bëj thirrje përdoruesve të rrugës, të reflektojnë për një respektim dhe më të madh të rregullave të qarkullimit rrugor. Procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit ka qenë pjesë e diskutimit tonë. Besoj se kam qenë i qartë me të gjithë që në punë  e tyre duhet të orientohen vetëm nga ligji”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos