Balla për riatdhesimin e 5 shqiptarëve nga Siria dhe Iraku: Operacioni u mbyll me sukses

Nga A2 CNN
26 Gusht 2026, 12:10 | Aktualitet

Balla për riatdhesimin e 5 shqiptarëve nga Siria dhe Iraku: Operacioni

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur përfundimin me sukses të operacionit të riatdhesimit të pesë shtetasve shqiptarë, dy gra dhe tre fëmijë, nga ish-zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke ndarë pamje nga riatdhesimi, Balla shprehu mirënjohjen për Task Forcën, institucionet shtetërore dhe partnerët strategjikë që bënë të mundur kthimin e tyre të sigurt në Shqipëri.

“Ka përfunduar me sukses riatdhesimi i pesë shtetasve shqiptarë, dy gra dhe tre fëmijë, nga ish-zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Mirënjohje Task Forcës, strukturave shtetërore dhe partnerëve strategjikë që mundësuan kthimin e tyre në Shqipëri”. 

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e familjarëve të të riatdhesuarve, duke theksuar se ata kanë kontribuar në këtë proces dhe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

“Një falënderim edhe për familjarët e tyre këtu, të cilët kontribuuan në këtë proces dhe me të cilët kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm”, theksoi Balla.

Më 26 gusht 2026, në Shqipëri u kthyen vullnetarisht pesë shtetas shqiptarë, gra dhe fëmijë, pas një procesi të koordinuar mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe autoriteteve të vendeve të përfshira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos