Zjarri në Shashicë, 4 punonjës të një guroreje të rrethuar nga flakët

Nga Edi Ruçi
25 Gusht 2026, 23:48 | Aktualitet
Zjarri në Shashicë, 4 punonjës të një guroreje të

Si pasojë e përhapjes së flakëve në malin e Shashicës, katër punonjës të një guroreje ndodhen në zonën e punës, të rrethuar nga zjarri, shkruan A2 CNN.

Edhe pse vatra e zjarrit ndodhet në distancë nga shpella e gurores, bëhet me dije se katër punonjësit vijojnë të jenë ende pranë gurores, ndërsa situata po monitorohet nga ekipet në terren.

Forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri për ndërhyrje dhe nxjerrjen e tyre nga zona, nëse situata do të përkeqësohet.

Kanë shkuar për t'i nxjerrë prej andej por mësohet se nuk kanë pranuar pasi po monitorojnë territorin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos