
Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të mesnatës në fshatin Linaj të Malësisë së Madhe.
Zjarri ka shkaktuar dëme në disa banesa të pabanuara, shkruan A2.
Si pasojë e flakëve janë djegur dy deri në tre shtëpi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave ku jetojnë familje.
Aktualisht, situata në zonë është nën kontroll. (A2 Televizion)