
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shashicës, në Vlorë.
Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në terren, duke rritur rrezikun e përhapjes së vatrës, shkruan A2 CNN.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.
(A2 Televizion)