Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, që pretendojnë se janë pronarë të tokave në Kakome dhe emigrantë të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit kanë protestuar këtë të diel në zonën e Kakomesë.
Protestuesit kanë shembur rrethimin që, sipas tyre, prej 22 vitesh mbante të izoluar një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të zonës, duke penguar aksesin në to dhe përdorimin e plazhit si nga banorët vendas, ashtu edhe nga ata të huaj.
Banorët prej vitesh kanë ngritur shqetësime për kufizimin e hyrjes në zonë. (A2 Televizion)