Bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash në shëndetësi, Koçiu firmos marrëveshjen me homologun izraelit

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 10:25 | Aktualitet

Bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash në shëndetësi,

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka firmosur me homologun izraelit Deklaratën e Përbashkët për një partneritet më të fortë në kujdesin shëndetësor dhe shkëmbimin e eksperiencave në mjekësi. Lajmin e ka dhënë vetë ministrja në rrjetet sociale. Sipas saj gjatë takimit u diskutuam sfidat e sistemit shëndetësor dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe specializimi për mjekët tanë pranë qendrave spitalore izraelite.

“Me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Uriel Buso, Firmosëm Deklaratën e Përbashkët midis Ministrisë së Shëndetësisë së Shtetit të Izraelit dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, duke hapur rrugën për një partneritet më të fortë në kujdesin shëndetësor dhe shkëmbimin e eksperiencave në mjekësi.

Gjate takimit diskutuam mbi sfidat e sistemit shëndetësor dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë, specializimi për mjekët tanë pranë qendrave spitalore izraelite, si dhe partneriteti me Sheba Medical Center”, shkruan Koçiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos