Shoqatat e gazetarëve dërgojnë në Kushtetuese çështjen e mbylljes së TikTok-ut

Nga A2 CNN
25 Mars 2025, 12:28 | Aktualitet

Shoqatat e gazetarëve dërgojnë në Kushtetuese

Shoqatat e gazetarëve AGSH dhe BIRN kanë çuar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik Tok, me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut.

Isa Myzyraj, në një deklaratë para Gjykatës Kushtetuese u shpreh se legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte një precedent të rrezikshëm që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljen e rrjeteve të tjera sociale apo edhe mbyllje përfundimtare të internetit, shkruan A2.

“Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, tha kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptarë.

 


  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos