Shuhet zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë

Nga Edi Ruçi
25 Mars 2025, 09:01 | Aktualitet

Shuhet zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë

Stabilizohet situata në fushë e vendgrumbullimit të mbeturinave në brendësi të lagjes "24 Maji", në Vlorë.

Vatrat e zjarrit janë vendosur nën kontroll teksa prej disa orësh nuk janë regjistruar vatra të reja, shkruan A2.

Situata po mbahet ende nën monitorim për shkak se ka ende vatra zjarri të cilat nxjerrin ty.

Mëngjesi i kësaj të marte mesa duket e ka gjetur Vlorën të çliruar nga tymi toksik.

Ndërkohë, që ende po punohet për sistemimin e mbeturinave dhe hapjen e rrugëve ku mund të kalojnë automjetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos