Në këtë zonë, të njohur si lagjja Zinxhira, në periferi të Gjirokastrës, jetojnë rreth 60 familje, kryesisht të komunitetit rom. Sikur të mos mjaftonin vështirësitë e tjera, zona i ngjan një vendgrumbullimi mbetjesh, me të cilat ky komunitet bashkëjeton çdo ditë.
Edhe pse një pjesë e këtyre mbetjeve hidhen nga vetë banorët, pjesa tjetër e komunitetit kërkon ndërhyrje dhe vendosjen e koshave, pasi situata rrezikon të shkaktojë edhe probleme shëndetësore, shkruan A2CNN.
Situata njihet edhe nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës, drejtuesi i së cilës premton ndërhyrje, por kërkon edhe bashkëpunimin e komunitetit të zonës.
Në këtë zonë nuk mungojnë as rastet kur persona të ndryshëm, herë pas here, u vënë zjarrin mbetjeve për të shmangur aromën e rëndë. (A2 Televizion)