
Një ditë para zhvillimit të dëgjesës publike për zbatimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, Bashkia e Lezhës ka publikuar njoftimin, i cili mban datën 12 gusht.
Sipas njoftimit të Bashkisë së Lezhës, dëgjesa do të mbahet më 26 gusht 2026, në orën 09:00, në sallën e katit të tretë të Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë.
Takimi organizohet në përputhje me legjislacionin për vetëqeverisjen vendore dhe procedurat për shqyrtimin e projekteve me ndikim mjedisor. Qytetarët dhe grupet e interesit ftohen të marrin pjesë për t’u njohur me projektin dhe për të dhënë mendimet e tyre.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )