Lushnja e internimeve, kur dënimi politik trashëgohej brez pas brezi

Nga A2 CNN
24 Gusht 2026, 18:04 | Aktualitet

Sofokli Kuqeshi ishte vetëm 10 vjeç kur nëna e tij vendosi që ai dhe nëna e tij të internoheshin në Savër të Lushnjës. Ai do të vuante për një krim që nuk e kishte kryer. Sepse, në atë kohë, edhe gabimi ishte i trashëguar në breza. Dhe Sofokli Kuqeshi u anatemua plot 30 vjet.

Sot, ai dhe shumë të tjerë, si shkrimtarja Vera Bekteshi, rikthehen aty, në Savër të Lushnjës, ku kanë vuajtur vite të tëra internimi. “16 vjet nuk janë pak dhe pasojat që ka lënë në familjen tonë ky internim, këto pasoja janë shumë të rënda nga dënimi i padrejtë. Ç'ne ata? Ç'ne ne që ishim prindërit e tyre, që ishim të bijtë e atyre që u dënuan. U dënuam ne, u dënuan dhe fëmijët tanë. Po ata si më të vegjël, si më të brishtë, si më të paformuar, ata u dëmtuan më shumë nga të gjithë”, tregon ajo.

Por, jo të gjithë ia dolën të mbijetonin. Nënat që linin fëmijët në internim janë sot ato që nderohen në emër të sakrificës për të rritur me dinjitet fëmijët, edhe në kushte ankthi.

Nuk ishte vetëm një vizitë në këtë vend internimi, as edhe vetëm një ekspozitë, por edhe një nderim për ata që mbijetuan me dinjitet. Një nderim që bëri bashkë Presidentin Bajram Begaj, drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit dhe kryetaren e Bashkisë së Lushnjës.

“Këtu sollën njerëz nga veriu e jugu, por që pushteti i kohës i kishte vulosur me një fat të vetëm, të padëshiruar, sepse ata nuk mendonin si ai”, tha Presdienti Begaj.

“Më e paprekur janë internimet ë e viteve 50 e tutje. Autoriteti ka identifikuar ë të gjitha fshatrat që janë përdorur për kampe pune të detyruar ë vendet e banimit ë ka përgatitur listat e të gjithë internuarve të zonës së Lushnjës ku janë rreth 3.000 persona”, tha Gentiana Sula.

Aktualisht, vizitat në ditë përkujtese janë një mënyrë për të nderuar dhe për të mbajtur gjallë një histori të trishtë dhe heronjtë që nuk janë më. Por, çfarë bëhet sot me të gjallët, me ata fëmijë, me trajtimin e Sofokliut 10-vjeçar apo Vera Bekteshit? Këto janë rrëfime të tjera që me siguri, mot, do t’i tregojmë, ashtu siç tregojmë sot historitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos