
Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë braktisur sërish auditorët këtë të premte, duke marshuar në rrugët e qytetit në kuadër të protestave për të drejtat e tyre.
Gjatë marshimit, studentët janë ndalur pranë godinave të disa fakulteteve, ku u kanë bërë thirrje edhe studentëve të tjerë t'u bashkohen protestave, me synimin për të rritur pjesëmarrjen dhe për të çuar përpara kërkesat e tyre.
(A2 Televizion)