Begaj kujton Nënë Terezën: Burim frymëzimi për mbarë njerëzimin

Nga A2 CNN
5 Shtator 2026, 09:57 | Aktualitet

Begaj kujton Nënë Terezën: Burim frymëzimi për

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka kujtuar misionaren shqiptare të bamirësisë. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se Nënë Tereza na ndihmoi të shohim madhështinë e dinjitetit të çdo njeriu dhe të besojmë te dashuria, drejtësia dhe shpresa. Ai thekson se drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin.

“Kujtojmë sot Shën Nënë Terezën, misionaren shqiptare të bamirësisë.

Me shërbimin e saj ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, me besimin te Zoti, Shën Nënë Tereza na ndihmoi të shohim madhështinë e dinjitetit të çdo njeriu dhe të besojmë te dashuria, drejtësia dhe shpresa.

Sot, drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin.

Për ne shqiptarët, ajo është një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos