"Thirrje urgjente banorëve", kryebashkiaku i Himarës: Zjarri po përparon drejt zonave të banura, largohuni nga shtëpitë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 22:16 | Aktualitet

"Thirrje urgjente banorëve", kryebashkiaku i Himarës: Zjarri

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë një thirrje urgjente banorëve që të largohen “nga shtëpitë, bizneset apo abiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën”, për shkak të zjarrit të rënë mbrëmjen e së premtes.

“Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë”, lexohet në postimin e Tavos, shkruan A2.

Postimi i kryebashkiakut:

THIRRJE URGJENTE PËR BANORËT E HIMARËS!

Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banura, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo abiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.

Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë

Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos