Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa kushton sot nafta e benzina

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 11:19 | Aktualitet

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve,

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Në vendimin e sotëm thuhet se nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 213 lekësh për litër, ndërsa me shumicë 201 lekë për litër.

Benzina do të kushtojë deri në 194 lekë për litër me pakicë dhe 182 lekë për litër me shumicë.

Çmimet do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Shkeljet nga operatorët do të ndëshkohen me pezullim të aktivitetit.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  9 Tetor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  201 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

????️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora  13. 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos