Elbasani tashmë ka fituar statusin e kryeqytetit të vendit sa i takon festimeve të Ditës së Verës më 14 mars.
Në fakt, aktivitetet për këtë ditë kanë nisur ditë më parë në qytet, duke kulmuar mbrëmjen e 13 marsit, që është pagëzuar edhe si Nata e Verës.
Mijëra njerëz, të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit, kanë mbushur bulevardin dhe qendrën e Elbasanit nën tingujt e muzikës dhe shërbimeve të ndryshme që u janë ofruar.
Atmosfera festive ka vijuar edhe paraditën e 14 marsit me marshin e orkestrës frymore, i cili u pasua me paradën e karnavaleve të shkollave të ndryshme të Elbasanit dhe aktivitete të shumta kulturore e
Rreth drekës, familjet elbasane mblidhen në zonat përreth qytetit, në natyrë, një rit i qindravjeçar që vijon të ruhet edhe sot. (A2 Televizion)