Në kërkim nga Kosova për drogë, arrestohet 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 11:08 | Aktualitet

Në kërkim nga Kosova për drogë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga Fushë Kruja është arrestuar nga policia shqiptare pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare për trafik droge dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjykata e Gjakovës në Kosovë e kishte dënuar shtetasin F. Sh. më 14 mars 2023 me 2 vjet burg dhe 550 euro gjobë për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, duke i mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas i kërkuar nga Kosova për veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua faza e 87-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
Në kuadër të këtij operacioni, në Fushë Krujë, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, shtetasi F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Gjykata e Gjakovës/Kosovë, me vendimin e datës 14.03.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos