Gonxhja takohet me kryebashkiaken e Vlorës: Kemi nisur punën për një sezon turistik të suksesshëm

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 12:54 | Aktualitet

Gonxhja takohet me kryebashkiaken e Vlorës: Kemi nisur punën për

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua me Kryetaren e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersinin, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik në Vlorë dhe për menaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave në qytetin bregdetar.

“Me ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku së bashku me drejtuesit e bashkisë dhe Kryetaren Bruna Mersini ngritëm grupet e përbashkëta për verifikimin e nevojës dhe mundësive për vende të ankorimit, koordinimin për prioritetet, projektet në zhvillim dhe përgatitjet për një sezon turistik që synojmë ta shtrijmë përtej verës”.

Ministri gjithashtu foli edhe për pastrimin e zonave të plazhit, përgjithësisht përmirësimin e vijës bregdetare dhe theksoi rëndësinë e menaxhimit të siteve kulturore, për forcimin e turizmit kulturor, në atë që e quajti “sinergji mes turizmit, kulturës dhe sportit”.

 “Vëmendje e veçantë iu kushtua menaxhimit dhe pastrimit të plazheve, përgatitjes së vijës bregdetare dhe rritjes së standardeve për qytetarët dhe turistët, ndërsa folëm edhe për muzeumet, ecurinë e investimeve në proces, ndërhyrjen në Kalanë e Kaninës dhe bashkëmenaxhimin e aseteve kulturore për të forcuar sinergjinë mes turizmit, kulturës dhe sportit. Vlora meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale, ndaj po punojmë për një sezon sa më të organizuar dhe për një vit më të suksesshëm, krah për krah”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos