Cenojnë sigurinë rrugore, largohen shitësit ambulantë nga aksi nacional Korçë-Pogradec

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
31 Mars 2026, 15:15 | Aktualitet

Cenojnë sigurinë rrugore, largohen shitësit ambulantë nga

Nëpërmjet një aksioni të ndërmarrë ditët e fundit nga institucionet ligjzbatuese në juglindje të vendit, tregtarët ambulantë që shisnin produktet bujqësore në anë të rrugës nacionale Korçë-Pogradec janë larguar.

Sipas këtyre institucioneve, prania e tyre pranë aksit rrugor përbën rrezik për aksidente dhe cenon sigurinë rrugore.

Më herët policia detyroi tezgat e tyre të largoheshin në një distancë prej 6 metrash nga rruga nacionale. Ndërsa tani, është ndaluar plotësisht shitja e këtyre produkteve anës rrugës.

Ende nuk ka një reagim nga Prefektura e Korçës për këtë aksion, ndërsa vetë shitësit ambulantë shprehen se këto shitje ishin të vetmet mundësi për të nxjerrë të ardhura ekonomike për familjet e tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos