Fermerët në protestë, përgjysmohet çmimi i luleshtrydhes nga pikat e grumbullimit

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
31 Mars 2026, 15:12 | Aktualitet

Fermerët në protestë, përgjysmohet çmimi i

Fakti që pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore fitojnë më shumë se fermeri që i kultivon, kjo dihet. Por tashmë ky fenomen po shkon drejt falimentimit të fermerëve, të cilët me çmimet e vendosura nga pikat e grumbullimit nuk po nxjerrin dot as shpenzimet e tyre. Për këtë arsye fermerët e luleshtrydhes janë ngritur në një protestë për të tërhequr vëmendjen e institucioneve të shtetit.

Fermerë të Njësisë Administrative të Frakullës kanë protestuar në lidhje me çmimet e ulëta deri nën kosto që pikat e grumbullimit po u marrin luleshtrydhen.

Në pikun e prodhimit të kësaj kulture bujqësore, fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi sipas tyre po abuzohet me mundin dhe harxhimet e fermerëve që e kanë lidhur të ardhmen ekonomike të familjeve të tyre me këtë kulturë bujqësore.

Fermerët kanë pohuar se do të përshkallëzojnë më tej protestën e tyre, pasi ndihen jo vetëm të braktisur por edhe të vjedhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos