Dimri ende nuk ka ikur. Copëza të tij do t’i përjetojmë edhe në pranverë. Gjysma e dytë e muajit mars rikthen reshjet e dëborës dhe luhatjet e mëdha të temperaturave.
Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tregon se deri në fund të marsit do të alternohen të dyja stinët bashkë.
Nga ditët pranverore në ato tipike dimërore, do të ketë ndryshime të temperaturave deri me 10 gradë. Ndërsa kjo fundjavë do të mbyllet me temperatura tipike pranverore dhe prani të vranësirave në zona të caktuara tw vendit.
Muaji i parë i pranverës thuajse gjithmonë karakterizohet nga luhatje të mëdha të temperaturave për shkak të pranisë së dy stinëve bashkë. (A2 Televizion)