Defekt në linjën e ujësjellësit në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 14:40 | Aktualitet

Defekt në linjën e ujësjellësit në zonën e TEG-ut,

Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës kanë njoftuar se për shkak të një defekti në linjën e transmetimit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG-ut, do të ketë kufizime të pjesshme në furnizimin me ujë në zonat e Daiasit dhe Lundrës.

Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizimeve, defekti nuk prek zona të tjera të qytetit të Tiranës.

Stafi teknik i UKT-së ka nisur menjëherë punën për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë në këto dy zona.

Mëngjesin e sotëm një tubacion uji shpërtheu pranë Urës së TEG-ut në Tiranë, duke shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme uji në rrugë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos