Zjarri përfshin masivin pyjor në Elbasan, flakët avancojnë drejt banesave

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 13:48 | Aktualitet

Zjarri përfshin masivin pyjor në Elbasan, flakët avancojnë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, Labinot Mal, në Bashkinë Elbasan.

Zjarri përfshin masivin pyjor në Elbasan, flakët avancojnë

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe po avancojnë në drejtim të zonës së banuar, duke rritur shqetësimin për banesat. Shërbimi zjarrfikës, strukturat e emergjencave civile dhe banorët janë angazhuar në terren për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

Zjarri përfshin masivin pyjor në Elbasan, flakët avancojnë

Terreni i vështirë dhe sipërfaqja e madhe e përfshirë nga flakët po e vështirësojnë ndërhyrjen. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarri përfshin masivin pyjor në Elbasan, flakët avancojnë

Operacioni për shuarjen dhe izolimin e zjarrit vijon, ndërsa situata po monitorohet për shkak të afërsisë së flakëve me zonën e banuar. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos