Turizmi në Shqipëri, Gonxhe dhe Lamallari nga Saranda: Siguria e pushuesve, prioritet

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 11:27 | Aktualitet

Turizmi në Shqipëri, Gonxhe dhe Lamallari nga Saranda: Siguria e

Dy ministrat e qeverisë, i Turizmit dhe i Brendshmi kanë zgjedhur Sarandën për të treguar që Shqipëria është një vend i sigurt për të kaluar pushimet, duke siguruar plazhe publike, qetësi dhe përfitim ekonomik për bizneset.

“Ne jemi në kulmin e sezonit veror, është një sezon që karakterizohet nga shifra shumë pozitive, jo vetëm sa i takon hyrjeve të vizitorëve të huaj por në radhë të parë me shifra që lidhen me sigurinë, mirëmenaxhimin e sezonit. Kjo nuk vjen rastësisht, por vjen si pasojë e një gatishmërie dhe përkushtimi nga Policia e Shteti dhe organet e qeverisjes vendore. Shifrat e tregojnë që jemi në nivelet më të mira të mundshme”, tha Gonxhja.

“Së pari, siguria e jetës së qytetarëve dhe e turistëve. Sa më shumë ata vijnë e vizitojnë jo vetëm Sarandën, por gjithë bregdetin shqiptar, kjo nënkupton më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit. Do të lejojmë zero paligjshmëri, qoftë në kuptim të aktiviteteve kriminale, paligjshmërive të ndryshme, ato që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Kurdoherë që kërkohet ndihmë nga qytetarët, reagimi i shpejtë, i menjëhershëm i Policisë së Shtetit është kritik, është i rëndësishëm”, theksoi Lamallari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos