Po mbahen nën monitorim, fiken plotësisht vatrat e zjarreve në masivet pyjore në Drenie

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
13 Gusht 2026, 14:28 | Aktualitet

Po mbahen nën monitorim, fiken plotësisht vatrat e zjarreve në

Pas ditësh të tëra përpjekjesh, falë punës dhe sakrificës së forcave operacionale të angazhuara në terren dhe natyrisht ndihmës nga ajri me avionë dhe helikopterë, gjatë ditës së enjte është arritur kontrolli dhe izolimi i plotë i vatrës së zjarrit në ekonominë pyjore Drenie-Lofkënd-Ngraçije-Gjinoqar, në bashkitë e Mallakastrës dhe Patosit.

Po mbahen nën monitorim, fiken plotësisht vatrat e zjarreve në

Ndërkohë, strukturat e këtyre bashkive do të vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të perimetrit të zonës, për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarrit, që shpeshherë favorizohet edhe nga erërat që fryjnë në zonë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos