Del jashtë kontrolli zjarri në Fllakë të Durrësit, raportohen shpërthime

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 16:17 | Aktualitet

Ka dalë jashtë kontrolli situata me flakët e zjarrit që kanë përfshirë një fabrikë përpunimi dhe grumbullimi hekuri në zonën e Flakës. Gazetarja e A2 CNN Elitjona Doko raportoi nga vendngjarja se

“Sikundër mund ta shihni dhe nga pamjet e drejtpërdrejta situata në momentet që flasim është jashtë kontrollit në këtë perimetër dhe në këtë vatër zjarri që deri në momentin që flasim dhe që e shohim me sy të lirë, ka përhapje më të gjerë dhe sipërfaqe zjarri që ka marrë përmasa të mëdha”, raportoi gazetarja e A2 CNN Elitjona Doko për Ditarin e pasdites me Andi Nurajn.

Del jashtë kontrolli zjarri në Fllakë të Durrësit,

Sipas saj në zonë ndodhen disa subjekte të tjera, duke rrit rrezikun e përhapjes së flakëve. Raportohet gjithashtu për shpërthime brenda ambienteve të fabrikës.

“Janë edhe shumë subjekte të tjera që operojnë. Është një fabrikë kolesteroli fare pranë këtij subjekti. Ka edhe shpërthime brenda fabrikës, të paktën nga dhënat e para nga vendi dhe nga banorët e zonës”.

Në vendngjarje janë mobilizuar forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në subjektet përreth.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta. Ngjarja vijon të jetë në zhvillim.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos