
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pikë grumbullimi skrapi në zonën e Fllakës, në Durrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Gazetarja e A2 CNN, Elitjona Doko, raporton se pranë zjarrit ka banesa dhe subjekte.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.
Në përditësim... (A2 Televizion)