A2 CNN ka mundur të sigurojë videon ku kreu i PBDNJ, Vangjel Dule sulmohet me vezë teksa hyn në ambientet e SPAK.
Në video dëgjohet i shkëputur një debat nga autori i këtij sulmi ndaj deputetit Dule i cili mes të tjerash i thotë. “Do e hash dhe ti supën. Do ikësh si ata këlyshët e Serbisë”.
Vangjel Dule zgjodhi të mos reagojë pas këtij incidenti dhe të futet në ambientet e SPAK ku zhvillohet dhe seanca e radhës për Fredi Belerin. (A2 Televizion)