Digjet një lokal në Radhimë, nisen zjarrfikëset dhe policia drejt vendit të ngjarjes

Nga Edi Ruçi
8 Maj 2026, 21:31 | Aktualitet

Digjet një lokal në Radhimë, nisen zjarrfikëset dhe policia

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë, raporton A2CNN.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos