
Ka nisur dita e 15-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Fillimisht protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, shkruan A2CNN.
Tubimi vjen si vazhdim i protestave të ditëve të fundit, të cilat organizatorët thonë se kanë përfshirë një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh dhe janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit. (A2 Televizion)