Dita e personave të zhdukur, Prokuroria heshtje për familjarët që kërkojnë ende një varr

Nga Luela Myftari
28 Gusht 2026, 15:12 | Aktualitet

Prej të paktën 3 vjetësh, Prokuroria e Shkodrës nuk ka dhënë asnjë përgjigje për kërkesën që ka dërguar Autoriteti i Dosjeve për 5 vendvarrime të të pushkatuarve gjatë komunizmit, pas varrezave katolike të Rrmajit. Eshtrat e tyre mendohet se ndodhen aty.

372 persona të zhdukur në qark, për të cilët nuk ka ende një varr, janë motivi që në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër, familjarët e viktimave të kërkojnë drejtësi.

Gjergj Neli, pasardhës i Prekë Calit, të cilin komunistët e vranë dhe e poshtëruan, tha se ishte ende në barkun e nënës kur edhe babai i tij u pushkatua nga regjimi i egër diktatorial.

Pranë varrezave katolike të Rrmajit në Shkodër u përurua një ekspozitë, e cila do të jetë e përhershme si memorial për t’u përcjellë brezave të vërtetën mbi diktaturën dhe krimet çnjerëzore të sistemit komunist.

Sistemi totalitar i Enver Hoxhës pushkatoi, me dhe pa gjyq, mbi 4 mijë persona, mes të cilëve rreth 400 në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos