Tre vendet e para në konkursin e degës së Mjekësisë së Përgjithshme i kanë fituar ish-maturante nga qyteti i Lushnjës.
A2 ka intervistuar dy nga tre ekselentet, të cilat tregojnë emocionet pas renditjes, e cila, në fakt, nuk ishte e papritur për to.
Përveçse një model për të rinjtë, këto vajza ekselente janë edhe një apel për institucionet e vendit që të mos lejojnë largimin e trurit, siç ka ndodhur në këto 35 vite. Dhe, të paktën, dëshira e këtyre vajzave është që të qëndrojnë dhe të shërbejnë në vendin e tyre.
Urojmë që kjo dëshirë e këtyre vajzave ekselente të mos zbehet për faktorë që nuk kanë të bëjnë me përkushtimin dhe përgatitjen e tyre. (A2 Televizion)